Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Shqipëria

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen nr. 6, ku shtetasi me inicialet E. H. është konstatuar i pajetë brenda banesës.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat