Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili dyshohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat.
Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të ngjarjes.