SPAK, operacion në disa qytete kundër grupit të Rrajave/ Arrestohet në Shkodër Bledar Çafi

Shqipëria

SPAK, operacion në disa qytete kundër grupit të Rrajave/ Arrestohet në Shkodër Bledar Çafi

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 10:34
Fotoilustrim

Prokuroria e Posaçme ka nisur një operacion në disa qytete të vendit, në kuadër të një hetimi të zhvilluar prej kohësh për një grup të strukturuar kriminal.

Deri më tani, mësohet se janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër, ku është arrestuar Bledar Çafi.

Ndërkohë, forcat e policisë po kryejnë kontrolle në Tiranë për ekzekutimin e një mase tjetër sigurie të vendosur në kuadër të këtij hetimi.

Operacioni lidhet me hetimet e SPAK ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit të njohur si “Rrajat”. Çështja është hetuar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa veprimet operacionale vijojnë në disa qytete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat