​Dita e Alfabetit, Rama propozon krijimin e një biblioteke digjitale të librave në shqip

Shqipëria

​Dita e Alfabetit, Rama propozon krijimin e një biblioteke digjitale të librave në shqip

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në këtë shtëpi, 118 vjet më parë, njerëzit u ulën rreth një tryeze për të vendosur si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër, nga Prishtina në Vlorë apo nga Durrësi në Korçë, ku secili mund të kishte mësuar ta hidhte shqipen në letër me shkronja të ndryshme.

Këto ishin fjalët që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha gjatë një vizite në shtëpinë muze të alfabetit shqip, në Manastir të Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Nga qyteti historik ku u hodhën themelet e alfabetit tonë kombëtar, kryeministri Rama se 22 nëntori duhet të shërbejë si një ditë llogaridhënieje për gjuhën shqipe.

“Për ne, dhe besoj edhe për qeverinë e Kosovës, së bashku, 22 Nëntori mund të ishte një ditë e bukur edhe për t’ia kushtuar llogaridhënies për ecurinë e gjuhës shqipe. Sa libra të rinj kanë mbërritur te fëmijët, sa mësues jashtë kufijve kemi ndihmuar, sa fëmijë që vjet e kuptonin shqipen sivjet arrijnë të lexojnë një tregim të tërë”.

Kryeministri Rama rikujtoi se gjuha shqipe është nën një agresion të madh në kohën e teknologjisë digjitale, andaj propozon që institucionet të dalin me projekt afatgjatë për krijimin e një biblioteke digjitale, e cila do të shërbente për çdo fëmijë dhe mësues shqiptar në mbarë botën, me libra që mund të lexohen ose dëgjohen në gjuhën shqipe.

“Dhe do të ishte bukur që kjo nismë të merrte jetë nga një tryezë ku një mësuese nga Tirana, një mësuese nga Prishtina, një tjetër nga Tetova, një nga Ulqini dhe dy të tjera që japin shqip të shtunave në Athinë apo në Cyrih të uleshin dhe të na mësonin se çfarë ka munguar të hënën e shkuar në klasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat