Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 12:28
Fotoilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur këtë të mërkurë pretencën për grupin e dyshuar për trafikimin të lëndëve narkotike të fshehura në lëkurën e gjedhëve, duke kërkuar dënime me burgim për 10 të pandehurit e kësaj dosjeje.

SPAK kërkoi dënimin me gjykim të shkurtuar për:

-Aldi Zonja 14 vjet/me 9 vite e 4 muaj.

-Artion Çaushllari 15 vjet/me 10 vjet.

-Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano 14 vjet/me 9 vite e 4 muaj.

-K. Birce dhe H. L. Narvaez 13 vjet me 8 vite e 8 muaj/ me 4 vjet, dy të penduarit e drejtësisë.

-Endi Sejdini 12 vjet/me 8 vite.

-Baki Huqi 10 vjet/me 6 vjet e 8 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat