Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari! Sekuestrohen mbi 900 gramë drogë

Shqipëria

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari! Sekuestrohen mbi 900 gramë drogë

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 09:56
Fotoilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve në automjetin dhe banesën e tij u gjetën mbi 900 gramë kokainë. 34-vjeçari dyshohet se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Domeniko Vata, 34 vjeç, i cili u kap duke lëvizur me lëndë narkotike në një automjet tip “Toyota Yaris”, ku së bashku me telefonin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, mnë automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat