Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Korçë.
Me këtë rast, policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për më tepër, Policia e Shtetit njofton se gjatë një jave janë vendosur gjithsej 978 masa administrative për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Prej tyre, 200 masa për parakalime të gabuara; 262 për ndalim të gabuar të mjetit; 17 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 11 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 52 për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 32 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha; 10 për përdorim të celularit; 7 për xhama të errësuar dhe 387 masa për shkelje të tjera.