“Më plasi t*api po më dënuan”- Monika Kryemadhi: Më shkatërruan familjen, punë e madhe se do më çojnë në burg!

Shqipëria

“Më plasi t*api po më dënuan”- Monika Kryemadhi: Më shkatërruan familjen, punë e madhe se do më çojnë në burg!

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 11:19
Ish-deputetja Monika Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje procesin gjyqësor ndaj saj dhe ish bashkëshortit Ilir Meta. Ajo i është përgjigjur pyetjes mbi mundësinë e një dënimi nga ana e gjykatës, por ka deklaruar se nuk “i bëhet vonë edhe nëse e fusin në burg”.

Kryemadhi u shpreh se nuk ka më çfarë të humbasë, pasi i është shkatërruar familja, i është marrë shtëpia dhe është larguar nga politika.

Madje ajo shkon edhe më tej, duke thënë se nëse e fusin në burg, të paktën bukën aty do ta hajë qyl.

“Po më plasi trapi po më ra edhe mua! Mua shtëpinë ma kanë marrë. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Familjen ma shkatërruan. Do të më çojnë te burgu i Pogradecit? Punë e madhe fort, bukën e kam qyl. Çfarë do të më bëjnë mua?  Goc e re nuk jam më, karrierën nuk ma shkatërrojnë më. Mua më shumë seç më kanë bërë, nuk kanë ç’më bëjnë. Por karma is a bitch…”, tha Kryemadhi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat