Asus zbulon tabletin e tij të parë me sistemin operativ “Chrome”

Teknologji

Asus zbulon tabletin e tij të parë me sistemin operativ “Chrome”

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:52
Asus

Kompania e njohur tajvaneze, Asus, ka shtuar edhe katër pajisje të reja në serinë e saj Chrome OS, duke përfshirë tabletin e saj të parë që do të punojë me këtë sistem operativ (pra, Chrome).

Sikur shumica e pajisjeve tjera të serisë Chrome OS, të katër pajisjet e reja janë të dedikuar për përdorim në klasë, të ndërtuar me kornizë të fortë dhe të përballueshme nga goditjet apo gërvishtjet.

Tableti (modeli CT100) është ndërtuar në mënyrë të veçantë për fëmijët e vegjël dhe ka një kornizë me material prej gome, si dhe ekranin 9.7-inç QXGA me një xham të fortë. Po ashtu, thuhet se do të vijë me 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me procesor 6-bërthamësh OP1 i dedikuar për Chromebookët.

Pajisje tjetër në listë është Chromebook Flip C214, pasardhësi i C213, i cili po ashtu ka një kornizë të fortë, tastierën rezistente ndaj ujit dhe nyjën prej 360-shkallë (mund të paloset dhe të shndërrohet në një tablet), shkruan engadget. Po ashtu, ky laptop (ose edhe tablet) pritet të vijë me procesor Intel N4000 ose N41000 Celeron, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD ose zgjerimit nga jashtë përmes portit të tij USB Type-A.

Dy modelet e mbetura janë të dytë laptopë me nyjat prej 180-shkallë. C204 ka ekran 11.6-inç HD, ndërsa C403 ka ekranin 14-inç HD. Të dytë pritet të vijnë me 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, portet USB Type-C dhe Type-A, si dhe portet për kartelën microSD. Laptopi C204, po ashtu, pritet të vijë me procesor Intel Celeron me dy bërthama, por Asus nuk specifikoi procesorin e C403-shit përveç se ka thënë se po ashtu është dy-bërthamësh.

Për informata më të hollësishme rreth këtyre pajisjeve të reja, mbetet t’i kuptojmë në panairin CES 2019, ku pritet që ky prodhues t’i prezantojë ato para lansimit të tyre në muajt e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat