Apple do të përdor procesorët 5nm për iPhone-ët e 2020

Teknologji

Apple do të përdor procesorët 5nm për iPhone-ët e 2020

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Foto ilustruese

Faqja thotë se TSMC pritet të sigurojë porositë e para 5 nanometër nga Apple vitin e ardhshëm.

Madhësia e fabrikimit nuk është e lidhur drejtpërdrejt me performancën, por boshllëqet më të vogla midis transistorëve në përgjithësi nënkuptojnë efikasitet më të mirë të energjisë dhe hapësirë për më shumë transistorë në të njëjtën sipërfaqe, gjë që rezulton në përfitime të performancës.

Apple bëri një marrëveshje të madhe gjatë vitit të kaluar në lidhje me A12, pasi kompania ishte e para për të transportuar procesorët 7nm.

Çipi A12X i iPad dhe A12 i iPhone e tejkalon konkurrencën në standardet e llogaritjes. iPhone-i i vitit të kaluar vazhdon të konkurroj me platformat moderne të Android, të paktën përsa i përket pikëve të krahasimit sintetik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat