SHBA heton planin e Francës për tatimin e gjigantëve të teknologjisë - Bota Sot
SHBA heton planin e Francës për tatimin e gjigantëve të teknologjisë

Teknologji

SHBA heton planin e Francës për tatimin e gjigantëve të teknologjisë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi një hetim mbi taksën e planifikuar të Francës për gjigantët e teknologjisë - një masë që mund të rezultojë me tarifa hakmarrëse.

Përfaqësuesi i tij tregtar tha se SHBA-ja është "shumë e shqetësuar" se tatimi "synon padrejtësisht kompanitë amerikane".

Të enjten, Parlamenti i Francës pritet të miratojë një taksë prej 3% për të ardhurat e bëra nga kompani si Google dhe Facebook, brenda Francës.

Franca argumenton se këto firma aktualisht i shfrytëzojnë vakumet e taksave globale.

Gjigantët e teknologjisë mund t'i vendosin selitë e tyre në vendet me taksa të ulëta, ku deklarojnë fitime të bëra në mbarë botën, duke minimizuar kështu faturën e tyre tatimore.

Me taksën e re në Francë, çdo kompani digjitale me të ardhura prej më shumë se 750 milionë eurosh - prej të cilave së paku 25 milionë gjenerojnë në Francë - do të jetë subjekt i tatimit.

"Trump ka urdhëruar që ne t'i hetojmë efektet e këtij legjislacioni dhe të përcaktojmë nëse është diskriminues apo i paarsyeshëm dhe ngarkon apo kufizon tregtinë e Shteteve të Bashkuara", tha përmes një deklarate përfaqësuesi amerikan i tregtisë, Robert Lighthizer.

Hetimi i SHBA-së mund të hapë rrugën për tarifa ndëshkuese, që Trump i ka ndërmarrë në disa raste që nga marrja e detyrës, në janar të vitit 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...