Së paku dy iPad do të lansohen gjatë këtij viti - Bota Sot
Së paku dy iPad do të lansohen gjatë këtij viti

Teknologji

Së paku dy iPad do të lansohen gjatë këtij viti

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:34
iPad

Apple ka planifikime të shumta për 2019, andja do të sjellë edhe më shumë pajisje se që pritej.

Lansimi i iPhonit të ri gjatë muajit shtator, me kamerën e shumëpërfolur në pjesën e pasme, është vetëm fillimi.

MacBook vjen në po të njëjtin muaj, bashkë me MacBook Pro që do t’i ketë 16inç, ndërsa tani thuhet se do të lansohen së paku dy iPad të ri.

Në bashkëpunimin që Apple ka me Eurasian Economic Commission, thuhet se do të vijnë së paku dy iPad të ri, mirë nuk specifikohet se cilat versione do të jenë.

Deri më tani, ishte thënë se do të lansoheshin gjatë pranverës iPad mini dhe iPad Air, duke lënë të kuptohet që mund të lansohen këto dy modele.

Mirëpo, ka mundësi që vijnë përditësimet e iPad Pro me 11 dhe 12.9 inç që ishte mjaft i kërkuar në treg, shkaku kualitetit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...