Sony ka shitur 100 milionë PlayStation 4

Teknologji

Sony ka shitur 100 milionë PlayStation 4

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:29
Foto

Konsola Sony PlayStation 4 ka rezultuar një hit i madh për kompaninë dhe tashmë ka arritur 100 milionë shitje. Sony zbuloi këtë statistikë në raportin e tre mujorit të dytë të 2019-ës.

Kompania kishte shitur 3.2 milionë PS4 në total në tre mujorin e fundit.

Edhe pse shitjet e PS4 janë ngadalësuar, ajo është konsola e cila ka arritur më shpejtë 100 milionë njësi të shitura. Më shpejtë sesa PlayStation 2 dhe Nintendo Wii.

PlayStation 4 janë dashur plot 5 vite dhe 7 muaj për të arritur këtë shifër, ose 3 vite pasi kishte kaluar 50 milionë shitje. Në 2017-ën shiti 19 milionë njësi ndërsa 17.8 milionë vitin e kaluar.

Sony gjithashtu tha se shkarkimet dixhitale përbënin 50% të lojërave të shitura sot. Konsola e ardhshme e Sony mbërrin në 2020, PS5.

Me këtë konsolë Sony premton mbështetje për grafikat 8K, audio 3D, SSD dhe mbështetje për titujt e PS4. PlayStation 5 gjithashtu do të ketë procesorë me tetë bërthama bazuar në gjeneratën e 3 AMD Ryzen dhe kartë grafike me teknologjinë “ray-tracing.”

Rivali i kompanisë Microsoft gjithashtu po përgatitet për të lançuar konsolën Xbox Projekti Scarlett. Nuk dihet ekzaktësisht sesa konsola Xbox One ka shitur Microsoft por analistët flasin për 30 deri në 60 milionë njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat