Senatorët i shkruajnë letër Zuckerberg, kërkojnë përgjegjësi për privatësinë në Messenger Kids - Bota Sot
Senatorët i shkruajnë letër Zuckerberg, kërkojnë përgjegjësi për privatësinë në Messenger Kids

Teknologji

Senatorët i shkruajnë letër Zuckerberg, kërkojnë përgjegjësi për privatësinë në Messenger Kids

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 00:32
Ilustrim

Mark Zuckerberg ka pranuar një letër nga senatorët demokratik të Shteteve të Bashkuara, lidhur me privatësinë e fëmijëve në Messenger Kids, që është përballur me probleme.

Aplikacioni që është në pronësi të Facebook, u raportua gjatë muajit të kaluar se kishte një mundësi, që u lejonte personave të paautorizuar, në lidheshin në biseda në grup me fëmijë, pa dijeninë e prindërve të tyre.

“Siguria dhe privatësia e fëmijëve në Messenger Kids, do duhej të ishte prioritet i juaji. Kompania juaj, nuk i ka arritur pretendimet se asgjë nuk do të zbulohej dhe dështojë të sigurojë prindërit, se fëmijët e tyre janë të sigurt” thuhet në letrën e senatorëve.

Në letrën ku kërkohet përgjegjësi për privatësinë e fëmijëve, Zuckerbergut i bëhen disa pyetje konkrete, se nëse e kanë kuptuar ata apo nga dikush tjetër, lidhur me hapësirën që mund të hyhet në grupet e fëmijëve.

Asnjë përgjigje nuk është dhënë lidhur me këtë letër, ku kërkohet një përgjigje deri më 27 gusht.

Mirëpo, zyrtarë nga Facebook kanë thënë se po punojnë për ta rregulluar Messenger Kids që të jetë gjithçka në rregull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...