Microsoft me opsion interesant për Windows 10 - Bota Sot
Microsoft me opsion interesant për Windows 10

Teknologji

Microsoft me opsion interesant për Windows 10

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Përditësimi i parë i madh, nga dy sa janë planifikuar për sistemin operativ Windows 10, të cilat do të arrijnë vitin e ardhshëm, për ata që dëshirojnë më shumë kontroll mbi lëvizjen e kompjuterëve do të ofrojë një vegël interesante.

Microsoft në Windows 10 Insider Preview Build 18965 po teston një vegël, e cila pronarëve të Windows  do t’iu mundësojë të përcaktojnë më me saktësi nëse dëshirojnë aplikacionet të lansohet automatikisht pas ristartimit të pajisjes.

Nëse dëshironi ta aktivizoni, mund të hapni menynë Account settings dhe të kërkoni tek opsionet Sign-in. Së bashku me këtë përditësim, pritet të vijë edhe Linux kernel.

Versioni Build 18965 ofron zgjidhje për dobësi dhe më tepër stabilitet për kompjuterë, ndër tjera, largimi i problemeve pasi disa aplikacione nuk mund të punojnë në sfond.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...