Windows 10 përdoret aktualisht në mbi 900 milionë pajisje

Teknologji

Windows 10 përdoret aktualisht në mbi 900 milionë pajisje

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:31
Foto

Microsoft ka njoftuar se sistemi operativ Windows 10 i kompanisë është duke u përdorur në mbi 900 milionë pajisje.

Zyrtari i kompanisë Yusuf Mehdi e postoi këtë arritje në Twitter, duke theksuar se Microsoft ka shtuar më shumë pajisje të reja Windows 10 në 12 muajt e fundit se kurrë më parë.

Pajisjet që kanë të instaluar Windows 10 përfshijnë PC, tastierë Xbox One, telefona, HoloLens, Surface Hubs, pajisje IoT dhe çdo gjë tjetër që mund të përdorë Windows 10.   

Sugjerohet që nëse kompania vazhdon të fitojë përdorues me këtë ritëm, Windows 10 do të instalohet në një miliard pajisje në fillim të vitit 2020. Kjo është veçanërisht mbresëlënëse kur dihet se Microsoft njoftoi në mars se Windows 10 ishte në dispozicion në 800 milionë pajisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat