​Novartis ofron 130 milionë doza klorokinë kundër COVID-19

Teknologji

​Novartis ofron 130 milionë doza klorokinë kundër COVID-19

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:14
Novartis

Laboratori zviceran “Novartis” tha sot se është gati të ofrojë deri në 130 milionë doza klorokinë, një trajtim kundër malaries, potencialisht efektiv në luftën kundër koronavirusit të ri.

Në një deklaratë, grupi farmaceutik njoftoi angazhimin e tij për të furnizuar deri në 130 milionë doza 200 mg, deri në fund të majit, kur autoritetet rregullatore të miratojnë përdorimin e tyre për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Sipas një studimi kinez të botuar në mes të shkurtit, një provë klinike e kryer në dhjetë spitale ka dhënë rezultate premtuese nga testet mbi më shumë se 100 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat