Fujitsu vendos që punonjësit e saj të punojnë përherë nga shtëpia - Bota Sot
Fujitsu vendos që punonjësit e saj të punojnë përherë nga shtëpia

Teknologji

Fujitsu vendos që punonjësit e saj të punojnë përherë nga shtëpia

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:49
Fujitsu

Firma e teknologjisë “Fujitsu” ka thënë se do të përgjysmojë hapësirën në selinë e saj në Japoni, ndërsa po adaptohet me “normalen e re” të pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.

Firma thotë se programi “Work Life Shift” do të ofrojë fleksibilitet të paprecedent për 80 mijë punëtorët e saj në Japoni.

Stafi do të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibël dhe puna nga shtëpia do të jetë standarde sa herë që është e mundur.

Në maj platforma e rrjeteve sociale “Twitter” mori një hap të ngjashëm.

“Ne do të prezantojmë një mënyrë të re të punës që premton më tepër fuqizimin, produktivitet dhe përvojë kreative për punëtorët, me të cilën do t’i jepet shtytje inovacionit dhe do të ofrohen vlera të reja për konsumatorët dhe shoqërinë”, është thënë nga kompania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat