Federer nuk ndalet, kalon në raundin tjetër të Australian Open - Bota Sot
Federer nuk ndalet, kalon në raundin tjetër të Australian Open

Tenis

Federer nuk ndalet, kalon në raundin tjetër të Australian Open

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:41
Roger Federer

Nuk ka pasur befasi në këtë raund të Grand Slamit australian.

Roger Federer vazhdon me formë të mirë në Australian Open, duke u kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve.

Zvicerani mposhti lehtësisht 3-0 me sete (6-2, 7-5, 6-2) amerikanin Taylor Fritz në më pak se një orë e gjysmë lojë. Deri tani 37-vjeçari nuk ka humbur qoftë një set, çka tregon se po kalon një formë shumë të mirë.

Asnjë problem edhe për Rafael Nadal. Numri 2 në botë triumfoi ndaj australianit Alex De Minaur, bartësit numër 27 të turneut, 3-0 me sete, 6-1, 6-2, 6-4, në dy orë e 24 minuta lojë. Në raundin tjetër spanjolli do të përplaset me çekun Tomas Berdych.

Në konkurrencën e femrave, spikati fitorja e Maria Sharapovës ndaj Carolina Wozniackit 2-1 me sete (6-4, 4-6, 6-3).

Petra Kvitova eliminoi Belinda Bençiq 6-1, 6-4, ndërsa Angelique Kerber kaloi pa probleme Kimberly Birrell 2-0 në sete 6-1 dhe 6-0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...