Serena nuk ia del, eliminohet nga Australian Open - Bota Sot
Serena nuk ia del, eliminohet nga Australian Open

Tenis

Serena nuk ia del, eliminohet nga Australian Open

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:27
Serena Williams u eliminua nga Australian Open në fazën çerekfinale nga Karolina Pliskova

Tenistja amerikane larguar nga Grand Slami i parë i vitit.

Serena Williams u eliminua nga Australian Open në fazën çerekfinale nga Karolina Pliskova, pasi lëshoi plot katër match point.

Williams dështon sërish për të fituar Grand Slamin e radhës, teksa e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Wimbledon dhe US Open.

Serena u mposht 2-1, me sete, 6-4, 4-6, 7-5, për më shumë se dy orë lojë, me kundërshtaren e saj çeke që u tregua e aftë të fitonte setin e tretë. Amerikanja pati një problem në kavilje pikërisht në momentet e fundit të duelit, por nuk kërkoi pushimin mjekësor.

Në çerekfinalen tjetër, japonezja Naomi Osaka, kampionia në fuqi e US Open, mposhti lehtësisht 2-0 me sete, 6-4, 6-1, ukrainasen Elina Svitolina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...