Williams është rikthyer në “top 10”

Tenis

Williams është rikthyer në “top 10”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Williams është rikthyer në “top 10”

Tenistja amerikane Serena Williams është rikthyer në “top 10” tenistet më të mira në botë, për herë të parë pas më shumë se një viti. Ajo mori një pushim disamujor për shkak të shtatëzanisë (lindi vajzë).

Fituesja e 23 grand slem zbriti deri në vendin 491 në mars 2018, kur dhe u rikthye në fushë. Gjatë muajve të fundit ajo arriti të shkojë deri në finale në dy grand slam, Wimebledon dhe US Open, por pa mundur t’i fitojë ato.

Gjithsesi, paraqitja e mirë dhe pikët e grumbulluara gjatë muajve të fundit i dhanë mundësi tenistes amerikane të bëjë një ngjitje të jashtëzakonshme në renditje. Tashmë ajo ndodhet në vendin e dhjetë, me 3.406 pikë.

Në krye të renditjes botërore ndodhet tenistja japoneze Naomi Osaka, që ka fituar dy turnetë e fundit grand slam. Ajo ka 6.970 pikë, ndërsa në vendin e dytë ndodhet tenistja rumune Simona Halep. Me këtë ritëm, Williams mund të synojë sërish kreun e renditjes botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat