Tiger Woods, goditja finale që vlejti 20 milionë euro - Bota Sot
Tiger Woods, goditja finale që vlejti 20 milionë euro

Tenis

Tiger Woods, goditja finale që vlejti 20 milionë euro

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:06
Tiger Woods

Ishte lajmi i javës: Tiger Woods është kthyer në majën e golfit duke fituar The Masters pak ditë më parë, në Augusta National. Përtej habisë dhe duartrokitjeve për kthimin më të pabesueshëm në historinë e sportit, ky triumf ka vlerë shumë të madhe edhe në aspektin financiar për 43-vjeçarin amerikan.

Për përgatitjet, për 4 ditë turne dhe mbi të gjitha për atë goditje finale, pak hapa larg gropës së fundit të turneut, Woods fitoi plot 22,4 milionë dollarë, thuajse 20 milionë euro. Aspak keq për një javë punë.

Natyrisht, është një batutë, sepse nuk bëhet fjalë për pak ditë: Woods ka punuar për vitet të tëra për t'u bërë numri 1 dhe po ashtu u sforcua në maksimum për t'u kthyer në majë, pas disa vitesh të lodhshme, fizikisht e mendërisht.

Gjithsesi, shifra e fituar nuk është e vogël dhe është një tjetër "tullë në murin" e milionave të Woods, i cili ka një pasuri prej rreth 800 milionë dollarësh. Fitimi i turneut të fundit vlente 11.5 milionë dollarë, por pjesa tjetër e milionave për Woods erdhi nga Nike, sponsori që nuk e braktisi kurrë, edhe kur Woods ishte në faqet e para të gazetave vetëm për problemet martesore në 2009, arrestimin për ngarje nën efektin e drogërave, apo për një operacion në shpinë që ishte i detyruar për të tentuar të luante sërish golf.

Besnikëria, edhe në sport, shpërblehet dhe Nike me të drejtë mund të krenohet tani, sepse imazhi i Tiger Woods duke veshur bluzën e kuqe Nike do të mbetet në histori!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...