Barty triumfon në Roland Garros

Tenis

Barty triumfon në Roland Garros

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:00
Barty triumfon në Roland Garros

Tenistja australiane Ashleigh Barty është “mbretëresha” e grand slam të Roland Garros. Numri 8 në botë mundi pasditen e sotme në finale çeken Marketa Vondrousova (vendi 97 në botë) me rezultatin 2-0 (6-1, 6-3), duke triumfuar për herë të parë në karrierën e saj në një turne të madh.

Kurrë më parë këto dy teniste nuk kishin shkuar kaq larg, në finalen e një grand slam, ndaj pritej një ndeshje e fortë mes dy tenisteve. Gjithsesi, përvoja e 23-vjeçares Barty bëri diferencën në fushën me dhè të Parisit, duke e merituar këtë trofe.

19-vjeçarja çeke vuajti emocionet e një finaleje të tillë, sidomos në setin e parë, ku fitoi vetëm një “game”. Në setin e dytë, Vondrousova rivalizon disi, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen, duke u dorëzuar shpejt.

Barty nuk toleron, fiton mbi emocionet dhe brenda një ore triumfon në këtë finale. Lot gëzimi për tenisten australiane, që korr një triumf që nuk e kishte menduar, duke kapur majën e karrierës së saj. Nga dita e hënë Ashleigh Barty do të ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat