Federer: Jam shumë i lumtur për këtë triumf 

Tenis

Federer: Jam shumë i lumtur për këtë triumf 

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:54
Federer: Jam shumë i lumtur për këtë triumf 

Tenisti zviceran Roger Federer fitoi për të 10-ën herë në karrierën e tij turneun ATP të Halle (Gjermani), turne që zhvillohet në fushat me bar. Në finale, numri 3 në botë mposhti 2:0 (7:6, 6:1) belgun David Goffin, suksesi i tretë sezonal.

Një triumf i merituar i Federer, që vuajti vetëm në setin e parë, ku triumfoi në “tie break”.

Më pas, zvicerani e dominoi lojën, duke fituar me shumë lehtësi në setin e dytë. Për Federer, ky është trofeu nr.102 në karrierën e tij.  Federer rikthehet te suksesi në këtë turne pas dy vitesh, teksa një vit më parë u mund në finale nga Borna Çoriç.

Gjithsesi, këtë herë, fituesi i 20 grand slam nuk gaboi, duke ngritur lart trofeun e turneut të Halle për të 10-ën herë. Federer ka fituar në vitet 2003-2006, 2008, 2013-2015, 2017 dhe 2019 (në tri edicione është mundur në finale).

“Jam shumë i lumtur për këtë triumf. As që e mendoja se do të rikthehesha sërish në finalen e këtij turneu, që është shumë i dashur për mua”, tha Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat