Tenistja amerikane ka befasuar - Bota Sot
Tenistja amerikane ka befasuar

Tenis

Tenistja amerikane ka befasuar

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:18
Tenistja amerikane ka befasuar

Në prag të sezonit të ri në tenis, Serena Williams po përgatitet fort për të qenë gati për grand slam e Australian Open, që zhvillohet në janar. Tenistja amerikane ka befasuar së fundi, ku duket duke u stërvitur me ikonën e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.

Tyson i jep leksione boksi “panterës së zezë”, dy ikona të sportit botëror. Përmes këtij postimi duket se Serena Williams kërkon të japë mesazhin se është gati të duelojë fort edhe këtë vit për të fituar një grand slam.

Ndërsa Mike Tyson, në një postim në rrjetet sociale, pas kësaj séance stërvitore me tenisten amerikane tha: “Nuk dua të përfundoj në ring duke dueluar me tenisten më të mirë të të gjitha kohërave”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat