Australian Open, Federer e Serena Williams avancojnë në raundin e tretë

Tenis

Australian Open, Federer e Serena Williams avancojnë në raundin e tretë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:30
Serena Williams

Është mbyllur sot dita e tretë e grand slam të Australian Open në tenis, ku janë luajtur ndeshjet e fundit (raundi i dytë). Në fushat me çement të Melburnit kanë zbritur dy ikonat e këtij sporti, Roger Federer dhe Serena Williams.

Federer mundi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-4, 6-1) serbin Filip Krajinovic, në një ndeshje të dominuar nga zvicerani, sukses që i jep mundësi të avancojë në raundin e tretë.

Më tej avancon edhe tenistja amerikane Serena Williams, që mposhti 2-0 (6-2, 6-3) sllovenen Tamara Zidansek. 38-vjeçarja amerikane pati epërsi në fushë dhe e meritoi fitoren.

Nesër do të luhen ndeshjet e mbetura të raundit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat