Pesimist - Bota Sot
Pesimist

Tenis

Pesimist

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:35
Pesimist

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është ende i paqartë për të ardhmen e këtij sporti por edhe të karrierës së tij. Ai nuk di se çfarë do të ndodhë me sezonin e ndërprerë prej 3 muajsh për shkak të koronavirus.

“Kam disa javë që po stërvitem, por në mënyrë të qetë, pa u sforcuar. Në këtë situatë e rëndësishme është të reduktoj sa më shumë risqet nga ndonjë dëmtim. Ndaj, stërvitem rreth 90 minuta. Madje ka ditë që nuk stërvitem fare”, tha Nadal.

“Ka ditë që nuk kam fare dëshirë të stërvitem dhe të marr raketën në dorë. Për momentin nuk ka turne, ndaj nuk kam ndonjë motivim dhe stimuj për t’u stërvitur”, tha Nadal.

Ndeshjet e tenisit janë ndërprerë deri më 31 korrik, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të merret një vendim për grand slam e US Open dhe turnetë e tjerë të gjysmës së dytë të 2020-ës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat