“US Open” në New York - Bota Sot
“US Open” në New York

Tenis

“US Open” në New York

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:52
“US Open” në New York

“Nju Jork Tajms” raporton se turneu “US Open” në Nju Jork do të zhvillohet me çdo çmim, edhe pa tifoz, për shkak të pandemisë “Covid 19”. “Nju Jork Tajms”, raporton se drejtuesit e këtij turneu janë të vendosur që të zhvillojnë turneun edhe nëse nuk do të vijnë disa nga tenistët më të njohur të botës si Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadal.

Mirëpo lajmi zyrtar do të shpaloset në fund të këtij muaji, ku do të konfirmohen edhe protokollet për tenistët, por edhe tenistët , nëse do të lejohen ato.

Turneu sipas kalendarin garues duhej të zhvillohej prej 31 gusht e deri më 13 shtator.

Ndryshe si edhe sportet e tjera, pandemia “Covid 19” ndërpreu të gjitha aktivitet në muajin mars, ndërsa vetëm futbolli ka bërë një restart dhe sportet e tjera priten që të bëjnë të njëjtën në muajin korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat