Bomba e britanikut, kritikon keq Gjokoviqin: Amerika nuk është Serbi apo Kroaci - Bota Sot
Bomba e britanikut, kritikon keq Gjokoviqin: Amerika nuk është Serbi apo Kroaci

Tenis

Bomba e britanikut, kritikon keq Gjokoviqin: Amerika nuk është Serbi apo Kroaci

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:44
Bomba e britanikut, kritikon keq Gjokoviqin: Amerika nuk është Serbi apo Kroaci

Bota e tenisit u trondit kur ditë më parë dolën pozitiv katër tenistë: Grigor Dimitrov, Borna Coric, Viktor Troiki dhe Novak Gjokoviq.

Derisa ATP kishte vendosur t’i suspendojë të gjitha garat zyrtare për shkak të përhapjesë së pandemisë COVI-19, tenisti serb Novak Gjokoviq vendosi të organizojë një turne në Beograd i cili më pas u zhvendos edhe në Kroaci e ku si pasoj pati disa tenistë të infektuarë.

Kjo gjë ka vu në rrezik edhe organizimi e US Open, e ku me një deklaratë bombë ka dal tenisti britanik, Andy Murray.

Sipas britanikut, Shoqata e Tenisit e ShBA-së mund të vendosë të mos i ndryshojë planet pasi që ata s’i kanë protokollet dhe masat si në Serbi dhe Kroaci.

“Disa njerëz kanë thënë që ndoshta kjo e rrezikon US Open-in, gjë që mund të rezultojë e vërtetë. Por, masat dhe protokollet që janë vendosur nga Shoqata e Tenisit e ShBA-së janë të ndryshme nga Serbia dhe Kroacia”, ka thënë Murray.

“Koronavirusit nuk i intereson se kush jemi ne. Ajo që ne duhet ta bëjmë është ta respektojmë atë dhe t’i respektojmë rregullat. Nuk mendoj se ky është një imazh i mrekullueshëm për tenisin. E vetmja gjë pozitive është që deri në momentin kur të jetë e sigurt, ne s’do të kemi tifozë të pranishëm në evente në mënyrë që ta ulim rrezikun sa më shumë”, ka thënë Murrey.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat