Tenistja mitrovicase Vesa Gjinaj ka bërë një hap të madh duke triumfuar ndaj tenistes ruse Lebedeva duke kaluar në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar të Tenisit ITF National Sport Park Open U-18 , që po zhvillohet në Tiranë
Pas fitores në turneun Ndërkombëtare të mbajtu ditë më parë në Pejë, tenistja mitrovicase me të ardhme të sigurt Vesa Gjinaj ka vazhduar me sukses rrugëtimin e saj drejt kalitjes dhe sukseseve të reja në sportin e bardhë.
Kështu ajo sot ka zhvilluar një duel mjaft të fortë ndaj tenistes ruse Sofiya Lebedeva që ishte edhe bartësja e katërtë e Turneut Ndërkombëtar të Tenisit ITF National Sport Park Open U-18 që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.
Tenistja Gjinaj ka dominuar fillim e mbarim këtë duel që ka përfunduar me rezultat bindës 2:0 për tenisten mitrovicase, që lejoi rusen të fitoi vetëm 2 përkatësisht 3 gema në dy seta.
Vesa GJINAJ (KOS) vs SOFIYA Lebedeva (RUS) 2:0 (6:2 6:3)