Emri i madh i sportit rrezikon deri në 7 vite burg

Tenis

Emri i madh i sportit rrezikon deri në 7 vite burg

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:07
Emri i madh i sportit rrezikon deri në 7 vite burg

Boris Becker, ish-tenisti i njohur gjerman, rrezikon deri në 7 vite burg për falimentim të rremë. Becker, një nga ikonat e këtij sporti, është nën hetim në Londër, pasi ka fshehur disa të mira materiale, mes të cilave një apartament në zonën e Chelsea të Londrës, dy prona në Gjermani si dhe 1.2 milionë stërlina “cash”, pa përmendur aksione të ndryshme.

Sipas “The Guardian”, ndaj ish-tenistit janë 19 akuza, përshi edhe një për evasion fiskal dhe mashtrim të drejtësisë.

Ish-numri 1 në botë ka qenë vetë dje i pranishëm në procesin gjyqësor që ka nisur në Londër, që mund t’i krijojë mjaft probleme në të ardhmen.

“Deri sa të provohet e kundërta jam i pafajshëm. I mohoj kategorikisht akuzat karshi meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore që kam në dispozicion. Besoj te drejtësia dhe avokatët e mi do ta tregojnë pafajësinë time”, tha Becker, që në rast se shpallet fajtor rrezikon deri në 7 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat