Rublev mposht Tsitsipas dhe fiton mastersin e 6-të në karrierë

Tenis

Rublev mposht Tsitsipas dhe fiton mastersin e 6-të në karrierë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:00
Rublev mposht Tsitsipas dhe fiton mastersin e 6-të në karrierë

Andrey Rublev triumfoi në mastersin e Hamburgut në dhe të kuq, teksa mundi në finale grekun Tsisipas 2-1 me sete, në përfundim të një ndeshjeje shumë emocionuese mes dy tenistëve, ku dhe shërbimet e shpejta të grekut nuk mjaftuan për t’i dhënë atij fitoren.

Rublev në setin e parë arriti t’i merrte në momentin e duhur shërbimin kundërshtarit, duke e mundur 6-4, pavarësisht se Tsisipas arriti të realizonte 3 herë “ace” nga shërbimi, kundrejt zero të rusit.

Seti i dytë nuk pati shumë histori dhe ishte në favor të grekut, që fitoi 6-3, ku këtë herë shërbimi i tij i shpejtë ishte ai që bëri diferencën, në 41 minuta lojë që zgjati seti, i cili ishte dhe më i shkurtri i takimit. Seti final rezultoi shumë i luftuar, teksa u luajt për 56 minuta.

Tsisipas arriti të shkëputej deri në 5-3, por me rezultatin 5-4 nuk mundi dot të ruante shërbimin, me Rublevin që jo vetëm barazoi “game”-t, por njëkohësisht fitoi dhe dy të radhës, duke triumfuar 7-5 e duke fituar krejt takimin 2-1 me sete, dhe turneun gjithashtu, që ishte i 6-ti për të në karrierë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat