Federer jep lajmin e mirë për rikthimin

Tenis

Federer jep lajmin e mirë për rikthimin

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:17
Federer jep lajmin e mirë për rikthimin

Roger Federer nuk luan që prej janarit të këtij viti, kur u eliminua nga grand slam i Australian Open. Gjatë këtij viti ai ka kryer dy operacione në gju, duke mbyllur para kohe sezonin, me shpresën që të rikthehet sërish në janarit e 2021-shit.

Tenisti zviceran po punon fort për të qenë gati për rikthimin në fushë. Duke folur për gjendjen aktuale, numri 4 në botë tha: “Lajmi i mirë është që gjuri nuk ka nevojë më për ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Gjithsesi, do të rikthehem në fushë vetëm kur të jetë momenti i duhur”.

“Vetëm kur të jem rikuperuar 100% do të nis stërvitjen e plotë. Aktualisht stërvitem vetëm 2 orë në ditë.

Do të jetë trupi im ai që do të ma thotë këtë gjë. Jam në rrugën e duhur, e shoh dhe kuptoj këtë gjë. Po rikuperoj gradualisht, pa vënë presion mbi veten time. Duke parë situatën mendoj se do të jem gati për Australian Open në janar”, tha Roger Federer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat