Tenisti gjerman ka reaguar ndaj atyre akuzave

Tenis

Tenisti gjerman ka reaguar ndaj atyre akuzave

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:19
Tenisti gjerman ka reaguar ndaj atyre akuzave

Tenisti gjerman Alexander Zverev po kalon një moment delikat të jetës së tij. Në mars të vitit të ardhshëm ai do të bëhet baba për herë të parë (nga lidhja me Brenda Patea), por prej 24 orësh mediat botërore e kanë vënë në qendër të vëmendjes, pas akuzave për dhunë të ish të dashurës së tij, Olga Sharypova.

Sot, tenisti gjerman ka reaguar ndaj atyre akuzave.

“Janë akuza që më kanë trishtuar shumë, sepse nuk janë të vërteta. Këto janë ditë impenjative për mua, ndërkohë që do të bëhem së shpejti baba dhe kjo gjë më bën të lumtur. Edhe pse nuk jam më me Brenda, marrëdhënia mes nesh është e mirë dhe mendoj se së bashku do ta rritim ashtu si duhet këtë krijesë”, tha Zverev.

“Nuk i kuptoj këto akuza falso të Olga. Jemi ndarë shumë kohë më parë, ndërkohë që jemi njohur që kur kemi qenë fëmijë. Gjithçka është një mashtrim dhe vërtet nuk e kuptoj këtë reagim nga ana e saj”, tha Zverev, numri 7 në botë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat