Grand Slam i Australian Open, ende në dilemë

Tenis

Grand Slam i Australian Open, ende në dilemë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:07
Grand Slam i Australian Open, ende në dilemë

Grand Slam i Australian Open, që do të zhvillohet në janar të 2021-shit, është ende në dilemë për shkak të pandemisë Covid-19. Gjithsesi, organizatorët po bëjnë maksimumin që ai të zhvillohet normalisht. Jo vetëm ai, por edhe turnetë e tjerë që i paraprijnë që zhvillohen në qytete të tjera.

Australian Open organizohet në Melburn, ndërsa turnetë e tjerë zhvillohen në Auckland, Brisbane, Sidney etj. Organizatorët synojnë që këto turne të zhvillohen në një vend, në Melburn, duke i grumbulluar tenistët që dy javë para se ata të zbresin në fushë, duke i vendosur në një karantinë të detyrueshme.

“U kemi dërguar një modeul 100 tenistëve më të mirë në botë, në të dyja kategoritë, duke u shpjeguar rregullat për zhvillimin e turneut. Ata kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe firmosur këtë dokument, që na jep mundësi të papërgatisim si Australian Open ashtu dhe turnetë e tjerë”, tha Craig Tiley, drejtori i AusOpen.

Organizatorët duan të gumbullojnë tenistët në një vend, për të evituar që ata të lëvizin shumë, duke zbatuar normat anti-Covid të qeverisë australiane.

Organizatorët synojnë gjithashtu një pjesëmarrje të tifozëve në masën 25- deri 50%, në varësi të situatës që do të verifikohet në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat