Sofia Zhuk shkëlqeu në 2015 kur fitoi Wimbledonin e vogël në vetëm 15 vjeç. Rusja më pas nënshkroi një numër kontratash të mëdha, sepse ishte një shpresë e madhe botërore, por ndërkohë gjërat nuk u zhvilluan saktësisht siç dëshironte ajo ...
Rusja u trajnua në Akademinë Justine Henin në Belgjikë dhe vetëm si 14-vjeçare fitoi ITF Challenger-in, ajo ishte midis 17-ve në histori të cilët fituar kaq herët në turnetë e mëdha profesioniste.
Sa e mirë ishte ajo konfirmohet nga fakti që, kur e fitoi Wimbledon junior në 2015, ajo e bëri këtë - pa humbur asnjë set.
Atëherë ajo filloi të merrte ftesa për turne të mëdha (Miami 2016), e ndjekur nga sfida në Grand Slam turne, por ajo kurrë nuk shkoi përtej raundit të parë.
Sot, do të thonë keqdashësit, ajo është e njohur më shumë për postimin e fotove provokuese sesa për fitoret ne Turne. Në një intervistë, ajo foli për një incidenti të fundit, kur mori mesazhe agresive pasi u fotografua topless ...
"Nuk e kuptoj pse ka një problem të madh me këtë. Unë postova një foto, kështu që çfarë?", tha ajo për rt.com.
Në foto, 20-vjeçarja pozon me shpinë kah kamera dhe mbulon gjinjtë me duar.
"Kur ndava atë foto, mora një ortek mesazhesh dhe shumë prej tyre ishin mjaft agresive."
Ajo ishte tenistja e 116-të në botë midis profesionistëve dhe kjo është renditja e saj më e mirë. Sot, ajo është e 436-ta në botë dhe burimi i saj kryesor i financave është modelimi.
"Është e vështirë për disa të pranojnë që unë e kam gjetur veten në diçka tjetër përveç tenisit dhe që unë mund të jetoj e lumtur pa sport dhe se nuk kam rënë në depresion," tha ajo.
Për herë të fundit luajti në qershor 2019 dhe u kthye në modelim. Por duke marrë parasysh që kufijtë po zhvendosen, se po luhet edhe deri në 40 vjet (Serena), por edhe për garën në tenisin e grave, ku pothuajse çdo pjesëmarrëse në shortin kryesor është kandidate për titull, nuk është vonë të kthehet t'i bëjë realitet ëndrrat e saj...