​Kosova mposht Afrikën e Jugut në Botërorin e tenisit

Tenis

​Kosova mposht Afrikën e Jugut në Botërorin e tenisit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Tenisit për ‘Billie Jean King Cup’, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Në ditën e tretë të këtij kampionati vajzat kosovare e mbaruan shkëlqyeshëm duke mposhtur Afrikën Jugore me rezultat 3:0.

Tenistja Adrijana Lekaj ka fituar ndaj Marilouise Van Zyl me rezultat 6:1 6:4 në sete, kurse Arlinda Rushiti mposhti tenisten Suzanie Pretorius me rezultat 4:6 6:0 6:1

Ndërsa në çifte, dyshja Arlinda Rushiti / Adrijana Lekaj triumfuan ndaj dyshes Naledi Manyube / Marilouise Van Zyl, 7:5 2:6 6:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat