Gael Monflis nuk zhgënjen. Tensti francez vijon rrugën e tij drejt finales së madhe në turneun Atp 500 që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin e Japonisë, Tokyo. Gael Monflis i cili është edhe favoriti numër 2 për të fituar mbi cimenton japoneze u kualfikua lehtësisht për në fazën cerekfinale. Francezi mposhti në 2 sete bashkëkombasin e tij Gilles Simon duke mos i dhënë asnjë shans këtij të fundit. Monflis humbi vetëm 5 game duke mbyllur llogaritë me Simon në 1 orë e 18 minuta lojë me shifrat 6-1 6-4. Në cerekfinalet e turneut 500 pikësh të Tokyos, Monflis do të ketë përballë gjigandin kroat Ivo Karlovic. Ky i fundit fitoi me shumë vështirësi derbin ballkanas ndaj serbit Janko Tipsarevic. Karlovic triumfoi 2-0 me sete me shifrat 7-6 (11-9 në tiebreak) dhe 7-6 (7-5 në tiebreak). Në cerekfinalet e turneut të Tokyos u kualifikuan edhe Gilles Muller që mposhti në 2 sete qipriotin Baghdatis por edhe Nick Kyrgios që përfitoi nga tërheqja e cekut Radek Stepanek për të avancuar më tej.