Sharapova: Kur kam lexuar se jam shtatzënë - Bota Sot
Sharapova: Kur kam lexuar se jam shtatzënë

Tenis

Sharapova: Kur kam lexuar se jam shtatzënë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:46
Sharapova: Kur kam lexuar se jam shtatzënë

Maria Sharapova ka patur lidhje të ndryshme gjatë karrierës së saj si teniste, si yllin e NBA-së, Sascha Vujacic, tenistin bullgar Grigor Dimitrov apo biznemesin miliarder Alexander Gilkes. Por pavarësisht këtyre lidhjeve, për tenisten ruse përparësi ka patur sporti dhe nuk ka menduar ende seriozisht për faktin që të ndërtojë një familje. Madje Sharapova ka deklaruar se thashethemi më i madh me të cilin është përballur ndonjëherë në karrierën e saj është se ajo ka mbetur shtatzënë.

“Kur kam lexuar se jam shtatzënë kam qeshur me të madhe. Mendoj se mbetet lajmi më i gënjeshtërt që kanë shkruar për mua. Nuk e kam pritur kurrë që absurditeti të shkonte deri këtu”, tha Sharapova. “Unë kam shumë fansat, disa prej tyre edhe e kanë bërë tatuazh fytyrën apo emrin tim, ndaj i quaj pak të “çmendur” për këtë veprim. Por nuk do t’i zhgënjeja apo gënjeja kurrë për të vërtetat e mia, i kam respektuar gjithnjë”, tha më tej tenistja Sharapova.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test