Operohet Nadal, mbyll sezonin - Bota Sot
Operohet Nadal, mbyll sezonin

Tenis

Operohet Nadal, mbyll sezonin

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:18
Rafael Nadal

Spanjolli Rafael Nadal do t’i nënshtrohet një operacioni dhe për rrjedhojë do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Rafael Nadal do të mungojë në ATP në Londër, pasi do të kryejë operacion në kyç. Nadal në fund të muajit të kaluar, u largua nga Paris Masters pas një lëndimi muskulor dhe kështu Novak Djokoviç zuri vendin e parë në ranglistë.

Fillimisht spanjolli shpresoi të rikuperonte pa ndërhyrje, por mesa duket nuk ja ka arritur qëllimit dhe tashmë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes dhe pas operacionit do të mësohet koha e rikuperimit. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test