Kosova “vërshohet” me refugjatë nga vendet e Lindjes, kaluan kufirin ilegalisht

Aktuale

Kosova “vërshohet” me refugjatë nga vendet e Lindjes, kaluan kufirin ilegalisht

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:15
Refugjatët nga vendet e Lindjes

Shtetasit e vendeve të Lindjes po e shohin si zgjidhje shtetin e Kosovës për të ikur nga lufta në vendlindjen e tyre.

Policia e Kosovës sot ka ndaluar disa persona në Prishtinë të cilët ishin nga Iraku.

Të njëjtit kanë kaluar kufirin në Kosovë në mënyrë ilegale duke hyrë nga shteti i Shqipërisë.

Ata mbrëmë kanë kaluar natën në qiell të hapur ndërsa tani Policia e Migracionit i ka dërguar për kontrollë mjekësore për t’i përcjellë në Qendër për azil.

Emigrantët apo azilkërkuesit pasi marrin një letërnjoftim ata kanë të drejtë të qëndrojnë në Kosovë të lirë deri në një vendim ligjor për statusin e tyre.

Ata, gjatë kësaj kohe, mund të lëvizin të lirë në gjithë Kosovën nga ora 7 në mëngjes deri në orën 22 të mbrëmjes.

Kosova ka përjetuar një rritje të konsiderueshme por stabile të numrit të azilkërkuesve, refugjatëve dhe migrantëve në dy tri vitet e fundit. Gjatë vitit 2018 ka pasur 594 azilkerkues, kurse viti 2019  2081 azilkërkues, që paraqet numrin më të lartë të azilkërkuesve të shënuar ndonjëherë ne Kosovë. Në vitin 2020 numri i të ardhurve të rijnë ka ndryshuar për shkak të rrethanave të gjithmbarshme si pasojë e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat