Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

Aktuale

Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 17:22
Mbledhja e PDK-së

Zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë ishte temë e diskutimit në takimin e sotëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, tha se javën e ardhshme pritet të prezantohen frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues.

Çitaku vlerësoi se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike dhe riafirmoi se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është prioritet absolut i PDK-së.

“PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat