Hoti: Zotohemi për modernizimin e ushtrisë, UÇK-ja bëri luftë të pastër e të drejtë

Aktuale

Hoti: Zotohemi për modernizimin e ushtrisë, UÇK-ja bëri luftë të pastër e të drejtë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:48
Avdullah Hoti

(E plotësuar 13:03) - Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ai gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës ka thënë se me përkushtim dhe plotë sfida kanë arritur të formojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Me krenari iu njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja i kanë përmbushur të gjitha kapacitetet, kanë arritur me sukses të përmbushin objektivat vjetore”, ka shtuar ai.

“Ne jemi të hapur për të gjitha komunitetet që shprehin vullnetin dhe besimin që të bëhen pjesë e FSK-së, për t’i shërbyer në të mirë të vendit dhe qytetarëve pa dallim. Në këtë ditë shprehi falënderim për të gjithë zyrtarët e FSK-së që japin kontributin e tyre. I falënderoj ata që dhanë gjakun e tyre për të qenë sot këtu.I falënderoj të gjithë partnerët tanë për kontributin që japin në zhvillimin e FSK-së, zhvillimi ynë jetik është në standardet e NATO-s”, ka thënë Quni.

***

Kryeministri Avdulla Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të mundësoj zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hoti në fjalimin para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës, shtoi se krejt kjo do të arrihet duke blerë e pajisje moderne që i japin mundësi ushtrisë të kryej detyrat dhe obligimet që ka.

“Ju shpreh urimet më të ngrohta për këtë ditë. Edhe gjatë muajve të rëndë të këtij viti pjesëtaret e FSK-së e kanë dhënë provimin. Më lejoni që në Ditën e Forcës të iu shprehë mirënjohjen dhe falënderimit gjitha vendeve mike që fal ndihmës së tyre FSK-ja është institucion që na bënë krenar të gjithëve”.

“Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”.

Me këtë rast ai ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Sipas kreut të ekzekutivit populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për liri e pavarësi.

“Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian. Me qëllim të arritjes së një marrëveshje me Serbinë ne jemi të përkushtuar me të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull”.

“Republika e Kosovës ka dhënë prova të fuqishme se është për paqe e marrëdhënie të mira. Populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për pragun e derës për liri e pavarësi. Ne do të kërkojmë që drejtësia ta thotë fjalën e plotë të saj”.

***

Osmani u drejtohet ushtarëve të FSK-së si u.d e presidentes: Në çdo kohë të jeni në mbrojtje të atdheut

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani u është drejtuar për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës.

Osmani prezantimin e saj e bëri përmes një video-mesazhi, për shkak se vazhdon izolimin pas infektimit me Coronavirus.

Me këtë rast Osmani ka thënë se ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime, duke shtuar se ajo është e gatshme t’i dalë në çdo kohë në mbrojtje atdheut.

“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë”.

Ajo më tej ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik.

“Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të siguroj transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë. Urime dita e forcës”.

Me fjalime të pranishmëve iu janë drejtuar edhe kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat