​Voton Atiq në Mitrovicën e Veriut: Presim rezultate të mira

Aktuale

​Voton Atiq në Mitrovicën e Veriut: Presim rezultate të mira

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:39
Erden Atiq

Tashmë ka votuar edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.

Atiq pas votimit për media tha se pret rezultate të mira.

Ndërkohë që ai ka treguar se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar mirë dhe se gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Megjithëse tregoi se kishte një tendencë për të ndaluar vëzhguesit në qendrat e votimit por që ky problem siç tha Atiq është tejkaluar me ndërhyrjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)

Atiq: Presim rezultate të mira

“Presim rezultatet të mira, procesi shkoj mirë deri tash. Vendvotimet janë hapur të gjitha në kohë. Ka pas një tendencë për me i ndalu vëzhguesit në qendrat e votimit por ky problem është tejkaluar me intervenimin prej KQZ-së”, tha Aiq.

Atiq iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejt vote që të dalin dhe të votojnë.

Atiq: Apeloj gjithë qytetarët me drejt vote me dalë e me votu

“Apeloj gjithë qytetarët me drejt vote me dalë dhe me ushtru të drejtën e tyre sa më shumë. Presim sukses”, tha Atiq.

Më parë kryetari i KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, Sllobodan Dimitroviq ka deklaruar se në këtë komuna janë marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të rregullt të zgjedhjeve dhe qytetarët janë duke respektuar masat ndaj COVID-19. Ai po ashtu tha se gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Ndërkohë që votën e ka hedhur edhe kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat