Fitorja e VV-së në Podujevë, analisti: Humbje edhe më e madhe i pret kastën e vjetër politike në zgjedhjet nacionale

Aktuale

Fitorja e VV-së në Podujevë, analisti: Humbje edhe më e madhe i pret kastën e vjetër politike në zgjedhjet nacionale

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 22:04
Mustafa, Haziri dhe Veliu

Zgjedhjet në Podujevë nxorrën fitues Shpejtim Bulliqin nga LVV.

Deri tani Podujeva cilësohej si bastion i LDK-së.

Analisti Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, ky rezultat ka qenë i ditur paraprakisht edhe pse Podujeva ka qenë bastion e LDK-së.

Sipas tij kjo humbje por edhe më e madhe i pret kastën e vjetër politike me zgjedhjet e radhës nacionale dhe lokale, të cilët u bën të gjithë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë e mirë Kurti, vetëm për 50 dite pushtet.

Shkrimi në Facebook:

LV i gezua fitores se madhe , kurse kreu i LDK-se ju gezua humbjes te madhe te LDK-se te Ibrahim Rugoves ...?!

Une do ta komentoje ndoshta nga nje kend tjeter humbjen e LDK-se ne Podujeve .Sa jane gezuar LVV per fitoren e madhe si barometer edhe per zgjedhjet e radhes nacionale , po aq jane gezuar edhe krey i LDK-se, qe po ia jepin grushtet e fundit LDK-se te Ibrahim Rugoves. Rezultati ka qene i ditur paraprakishte edhe pse deri me keto zgjedhje te jashtezakonshme lokale , Podujeva ka qene bastion e LDK-se.Humbje edhe me e madhe i pret kasten e vjter politike me zgjedhjet e radhes nacionale dhe lokale , te cilet u ben te gjithe bashke per ta rrezuar Qeverine e mire Kurti, vetem per 50 dite pushtet.Nuk shkojne dallaveret politike gjithmone , duke i lene anash interesat e shtetit qe 21 vite me radhe.Drejtesia thote vonon por nuk harron, sikur qe edhe Zoti eshte i madh mbi ne, dhe zullmuqareve ju tregon se ku e kan vendin.Kosova ka filluar te marre fryme ndryshe me zgjedhjte e kaluara nacionale, edhepse e larguan qeverine me te mire te pas luftes, dhe tash me keto zgjedhje lokale ne Podujeve. Forcat reakcionare politike, nuk do te jete e larget dita kur do te largohen perfundimisht nga skena politike .LDK-se i ka kushtuar shume , qe ky subjekt politike ra nen drejtimin e atyre qe nuk kan qene kurre ne LDK-ne e Rugoves , te cilet interesigji e qiten pertoke .Ikni dhe leshonu vend reformave ne LDK, se kurre nuk ishi te linjes politike rugoviane .

Urime LVV dhe Shpejtim Bulliqit fitorja e pritur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat