Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Aktuale

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:06
Kusari-Lila dhe Haradinaj

Kryetarja e partisë Alternativa, njëherësh deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kandidaturën për president po e bënë si një “kart” në momentin kur dëshiron të marr më tepër pushtet.

Ajo në një intervistë ka theksuar se Haradinaj nuk është i denjë për pozitën e Presidentit, për çka thekson se ky i fundit mund të fitoj atë pozitë vetëm nëse frika e partive është aq e madhe nga fitorja e LVV-së, me ç ‘rast mund të bëhen bashkë dhe të zgjedhin Haradinaj President.

“Unë e konsideroj më tepër si një kart që zotëri Haradinaj e luan apo prezanton në momentin kur dëshiron të rikonfirmojë pushtet dhe të marr më tepër pushtet, apo edhe të fitoj në këtë rast pozitën e Presidentit. Besoj që ai mendon që e meriton pozitën e presidentit sipas qasjes së tij, por në anën tjetër gjithashtu jam e bindur që janë të gatshëm të negociojnë ose kërkojnë më tepër pushtet në këtë rast duke e parë vetën si parti me numër të deputetëve që mund të jenë përcaktues për zgjedhjen e presidentit, atëherë me rritje ndoshta të numrit të ministrive.

Prandaj e bënë në njëfarë mënyre gjatë gjithë kohës këtë taktizim dhe atij i ka pasur sukses domethënë që nga koha kur është bërë kryeministër herën e parë në negociatat me LDK-në në vitin 2004, e deri pastaj si kandidat i përbashkët i panit për kryeministër. E vërejmë që në rrethana të tilla ku ka dyshime apo kur rritet skepticizmi për rezultatin zgjedhor ose për një rezultat politik ky hyn brenda dhe nxjerr një pozicion për vete por nuk e mendoj që në këto rrethana do mund të ndodh diçka e tillë. Përveç faktin nëse frika është aq e madhe e partive aktualisht në pushtet dhe PDK-së, nga fitorja e LVV-së, bëhen të gjithë bashkë dhe e zgjedhin Haradinaj president.”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat