Mefail Bajqinovci i dërgon një mesazh kryeministrit Hoti

Aktuale

Mefail Bajqinovci i dërgon një mesazh kryeministrit Hoti

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Ai në postimin e tij në Facebook, i ka dhënë një mesazh Hotit, duke i thënë se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë t`ia publikojnë çdo skandal.

“Avdullah Hotit kur po ia publikojmë̈ skandalet e tij dhe hajnitë e bashkpartiakëve, po na quan të dhunshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Avdullah Hotit kur po ia publikojmë skandalet e tij dhe hajnitë e bashkpartiakëve, po na quan të dhunshëm. Është normale kjo gjuhë e tij, me të cilën po mundohet ta mbrojë veten e tij.

Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do t’a publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton t’a mashtrosh popullin. 

Hallin e ke te skandalet që po t’i publikojmëë, nëse është dhunë verbale skandali i dy milionëshit apo vjedhja arkës në AVUK si dhe vendimet e tua skandaloze atëherë ne qenkemi me të vërtetë të “dhunshëm”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat