Ish profesori Milazim Krasniqi: Ja si më provokuan disa policë në Prishtinë

Aktuale

Ish profesori Milazim Krasniqi: Ja si më provokuan disa policë në Prishtinë

Nga: D.RR Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Milazim Krasniqi

Ish profesori universitar, Milazim Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me protestat në Shqipëri, ku thotë se policia po e provokon situatën.

Ai thotë se e dinë se çka është provokimi nga policia, ku tregon një rast për vetën e tij.

Krasniqi thotë se atë e provokuan policia në rrugën B, e sipas tij, kjo ishte për shkak të armiqësisë politike.

Ai bën thirrje që këto provokime të ndalen edhe në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Une nuk e monitoroj policine, pasi nuk eshte fushe e hulumtimeve te mia, ama nga sa shoh, ka nje arrogance ne rritje ne radhet e saj, qe nga fillimi i pandemise, kur u instalua karantina. Nuk e harroj nje rast te rruga B, isha ne kohen e lejuar te shetitjes, me ndalen tre police te me pyesnin a kisha te drejte te isha ne rruge. Me la shije te keqe shume, sepse me njihnin, sic me njeh cdo shqiptar qe sheh tv, ose lexon medie. E kuptova qarte qe ishte provokim nga pozita e armiqesise politike. Ndersa ish ministri me pati etiketuar si organizator i nje aktiviteti ne shesh, per te cilin nuk kisha asnje ide e aq me pak lidhje. Pra, tendencat e provokimit i kam perjetuar edhe vete. Duhet te ndalen, sepse paraqesin rrezik per destabilizim. Shqiperia eshte shembull i hidhur, e vrane djalin e ri per nje maske, por ja qe shpertheu trazira ne mbare shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat