Rrëfimi i dy shqiptarëve të zënë robër gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Rrëfimi i dy shqiptarëve të zënë robër gjatë luftës në Kosovë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Foto

Forcat paramilitare serbe zunë dhe torturuan dhjetëra në Blinajë gjatë muajit maj të 1999.

Kjo rrugë iu sjell shumë kujtime nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndoshta edhe kujtimet më të errëta të gjithë jetës së tyre.

Në maj të 1999-ës, forcat paramilitare serbe zunë dhjetëra rob, ku më pas i grumbulluan në këtë hapësirë të Blinajës.

Mes tyre ishte edhe Liman Bajrami me vëllain e tij.

Këta fillimisht menduan që ishin ushtarët e UÇK-së, pasi që flisni edhe në gjuhën shqipe, por që kur u afruan panë që kanë të bëjnë me forcat serbe.

Limani që është edhe vëlla dëshmori, rrëfen momentin kur u zu rob nga ushtarët serb.

Pas ndalimit të luftimeve me pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe së bashku me civilët shqiptarë të zënë rob ndërruan lokacion.

Ata shkuan në një shtëpi, ku aty i intensifikuan keqtrajtimet ndaj tyre.

Të njëjtin fat me të Limanit, e kishte pasur edhe Mehmet Maliqi, me vëllain e djalin e tij pesë vjeçar.

Këta madje ishin dëshmitar edhe të një vrasje që forcat serbe e bënë gjatë asaj kohe.

Maliqi shprehet i dëshpëruar nga puna e vendorëve por edhe të ndërkombëtarëve në lidhje me zbardhjen e krimeve.

Ky thotë që edhe sot është i gatshëm të dëshmoi edhe pse një gjë të tillë e ka bërë disa herë.

Ndërsa, tregon që edhe tani e njeh personin që i ka keqtrajtuar, ku thotë që jeton i lirë në Kosovë.

Në mesin e këtij grupi të zënë rob nga forcat serbe, kishte edhe fëmijë e gra të cilët u keqtrajtonin në forma të ndryshme nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat