Hasani: Letra e Kurtit është presion ndaj Gjykatës Speciale dhe ndërhyrje konstante

Aktuale

Hasani: Letra e Kurtit është presion ndaj Gjykatës Speciale dhe ndërhyrje konstante

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se letra e drejtuar Gjykatës Speciale nga Albin Kurti për lirimin me kusht të Rexhep Selimit, është presion ndaj drejtësisë së Tribunalit.

Hasani ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka probleme t’i qaset organeve të drejtësisë, sipas tij ai po përçon mesazhin e keq të standardit kosovar që është raporti politik me drejtësinë.

Ai tha se letra e dërguar Speciales nga Kurti është ndërhyrje konstante dhe presion ndaj Tribunalit të Hagës.

“Konceptualisht mendoj se si ish-kryeministër e ka pak problem me ju qas në një mënyrë të tillë një organi të drejtësisë, mendoj se është problematike sepse me këtë e përçon një mesazh të keq sa i përket standartit kosovar që është raporti i politikës me drejtësinë që është ndërhyrje konstante, kjo shihet si e tillë”, tha Hasani fillimisht.

“Po nisem prej vetes me qenë gjyqtar ose prokuror çfarëdo kur kam qenë e kisha llogarit si presion në vendimmarrje”, tha Hasani në  Dukagjini.

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, për lirimin nga burgu të Rexhep Selimit, e kjo gjë ka ngjallur reagime të ndryshme në vend.

Me 1 dhjetor të këtij muaji, Albin Kurti i ka shkruar letër gjyqtarit Guillou për lirimin me kusht nga burgu të shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat